Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në qytetin e Pukës ku humbën jetën në mënyrë tragjike, Prena Kola 43 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Ermira Kola 16 vjeçe.
Një grup ekspertësh nga Tirana kanë dalë në përfundimin se nëna me dy vajzat humbën jetën për shkak të një defekti në lavatriçe.
Sipas raportit mësohet se energjia elektrike u përcoll nga defekti i lavattrices duke lënë kështu të vdekur në vend nënën me dy vajzat.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën ku njëra nga vajzat e familjes ka qenë duke bërë dush dhe ka rënë në kontakt me korrentin.
Motra e të resë ka vrapuar menjëherë drejt tualetit për ta ndihmuar por dhe vetë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, sapo ka prekur dorezën e derës. Nëna e dy vajzave e tme rruar nga ngjarja, ka shkuar t’i shpëtonte ato, por fatkeqësisht ka gjetur dhe vetë vdekjen.