Janë përcjellë për në banesën e fundit, nëna dhe dy vajzat që humbën jetën dy ditë më parë në Fushë-Arrëz, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në banjon e banesës. Pothuajse të gjithë banorëte qytezës kanë shkuar t’i japin lamtumirën e fundit tre anëtarëve të një familjeje.
Joq Albania ka siguruar edhe një foto nga varrimi i nënës dhe dy vajzave.
Kujtojmë se një grup ekspertësh kanë zbuluar se energjia është përcjellë nga një defekt në lavatriçe.
Nëna dhe një prej vajzave shkuan të ndihmonin vajzën e madhe që e kishte zënë korrenti në dush, por edhe ato ranë në kontakt me rrymën, duke i shkaktuar vdekjen.
Fqinjët thonë se familja ishte në gjendje të rënduar ekonomike. Dy djem të mitur kanë mbetur vetëm me babain e tyre, i cili është i papunë.