Rozë

Xheisara që ishte në ‘Big Brother’: E lashë burrin sepse nuk i pëlqente nënës sime

Ish-konkurrentja e ‘Big Brother Vip’, këngëtarja Xheisara Frisku e ftuar në emisionin ‘Jeto me orën’ vendosi të flasë hapur edhe për jetën e saj private që është munduar ta mbajë larg syrit të publikut.

Ajo ka zbuluar se i ka dhënë fund martesës, duke shtuar se arsyeja ishte mamaja e saj.

“Në përgjithësi më pyesin: “Si e ke burrin, kur do vijë burri jot?” Të them të drejtën un s’di vetë se çfarë bën burri im, edhe qesh kështu. Dhe kaloj edhe nuk iu them asnjë gjë, sepse është gjëja më e bezdisshme.

Nuk dua të më pyesin për jetën time personale, nëse deri dje kam nxjerrë ndonjë gjë, tani e mbrapa nuk nxjerr se nuk e di se nga dalin këto… Unë asnjëherë nuk kam dalë në asnjë vend me bashkëshortin, e vërteta është që jam ndarë. Mami më thoshte gjithë kohës “gjej burrë”, e mora njërin u martova s’i pëlqeu, e lashë. Po s’i pëlqeu mamit… më vjen keq”– tha ajo.

Gjatë qëndrimit të saj në BBV, rrëfeu edhe historinë e saj të jetës me vështirësitë ekonomike.

Xheisara Frisku rrëfehet në BBV: Familja deshi të më fejonte që 16 vjeç,  ika nga shtëpia dhe… | Mat Televizion

MË TË LEXUARAT

To Top