Një video ku shihet se si vjehrri dhe vjehrra kapën mat nusen e djalit me të dashurin e saj në dhomën e gjumit, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Historia në Librazhd, ku nusja e re 20-vjeçare u dhunua dhe u fye nga prindërit e burrit ka bërë jehonë në mbarë mediat.
“Piranjat” teksa kanë shprehur interes për të intervistuar nga afër burrë e grua protagoniste të skandalit, këta të fundit janë shmangur.
Në pamjet në fjalë, vjehrra shihet se si ia fut vrapit, për t’i shpëtuar pyetjeve të gazetares, ndërkohë burri i saj përgjigjet shkurt; ‘janë çështje familjare. Probleme familjare’.