Vetëm pse bëri profilin e saj në Instagram publik, Nikol u bë mjaft e përfolur dhe fitoi rreth 20 mijë ndjekës.
E dini pse? Sepse është vajza e Alketa Vejsiut. Tashmë Nikol është në “mbikqyrje” dhe çdo lëvizje e saj në rrjet sociale përbën interes për ndjekësit.
Së fundmi, vajza e moderatores është bërë brunë dhe ky ndryshim në pamje nuk mund të kalohej pa u vënë re. Komentet janë të shumta, duke nisur nga komplimentet dhe fjalët e bukura e deri te sugjerimet për tu kthyer sërish bjonde.