Rozë

Beatrix ia tregon të gjitha Luana Vjollcës për sjelljen e Donaldit dhe Borës: Nuk kam faji, problemi janë ata

Në një lidhje live me Luana Vjollcën, në kuadër të projektit “Thuaje”, Beatrix ka folur për periudhën e vështirë që kaloi pas daljes nga Big Brother VIP.

“Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar komplet pa asnjë informacion dhe kur del, nuk del normal. Nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini se sa traumatike ka qenë eksperienca për mua, më e rëndë se të tjerët dhe e kam përjetuar më shumë. Jam përballur me një negativitet shumë të madh, me komente nga më të këqijat.”, tha Trixa. Më tej, artistja tha se ajo që ka përjetuar ka qenë traumatike.

Duke iu referuar lidhjes me aktorin, Trixa tha se “nuk e kuptoj gjithë atë lloj negativiteti ndaj një personi që nuk ka bërë asgjë gabim”. Këngëtarja u ndal gjithashtu dhe te sulmet e rënda me të cilat janë përballur familjarët e saj gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme.

“Ka njerëz që ndërgjegjësohen. Unë mendoj se e mira ka më shumë fuqi sesa e keqja. Nuk dua ta cilësoj e keqja, se mbase dhe ata që bullizojnë kanë kaluar një jetë të tmerrshme që kanë arritur në atë pikë. Besoj se e mira e bën ndryshimin kështu që shoh te vetja një pikë të fortë. Nuk e quaj gabim fare që vendosa të ndaj eksperiencën time dhe të ngrija zërin për diçka që është shumë e gabuar në këtë botë.

Më vjen shumë keq që në vendin tonë, mediat dhe shumë emra të njohur kur shohin një fenomen të tillë, nuk kanë reaguar. U desh një emër shumë i madh, me influencë siç është mami i Rita Orës, që të fillonin dhe të flisnin të tjerët. Gjatë kohës që kam qenë brenda ishte e vështirë dhe për njerëzit e mi sepse janë ofenduar nmga shumë njerëz, është shumë e shëmtuar. Nuk e kuptoj atë lloj negativiteti, kundrejt një njeriu që nuk ka bërë asgjë gabim.”, rrëfeu ajo.

MË TË LEXUARAT

To Top