Pas gjashtë javësh, beteja e ashpër ligjore mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes Amber Heard ka marrë fund. Gjykata ka marrë vendimin dhe Johnny Depp ka fituar çështjen e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.
Johnny Depp paditi ish-bashkëshorten Amber Heard për shpifje për një editorial që ajo ka botuar në vitin 2018 në gazetën Washington Post, ku shkruante se ajo ishte figura publike që përfaqësonte a buzimin në familje.
Artikulli nuk përmendte në emër aktorin, por avokatët e Johnny Depp thanë se indirekt i referohet atij. Heard kundërshtoi ish-bashkëshortin, duke kërkuar nga Johnny Depp 100 milionë Dollarë.
Në Maj të vitit 2016, Amber Heard mori urdhër-mbrojtje pasi pretendoi se Depp e kishte go ditur në fytyrë me celular. Aktori hollivudian mohoi këto pretendime të ish-bashkëshortes.
Avokati i Johnny Depp prezantoi prova në gjykatë imazhe dhe audio të Amber Heard ku kjo e fundit pas zënkave me Depp bënte deklarata të tilla si: “Të godita me objekte, nuk të godita me grusht”.