Rozë

Sabiani nuk i shkoi në dasmë, Iliri i nis mesazh: Unë do jem këtu gjithmonë për të…

Balerini Ilir Shaqiri duket se nuk ka asnjë hatërmbetje me Sabianin, por përkundrazi.Në një intervistë në “Goca dhe gra” këtë mbrëmje, Iliri tha se i uron atij gjithmonë të mirat dhe se nuk e di ku i ka mbetur hatrit mikut të tij të Big Brother.

“Jam i qetë. I uroj gjithë të mirat Sabit. Unë i them Sabit që jam sot gjithmonë këtu. Nuk di nëse i ka mbetur hatri Sabit. Mendoj se nuk ka vend për hatërmbetje.”Sabiani, i cili e cilësonte Ilirin si “100 mijë euroshin” e tij, mungoi në dasmën e balerinit.

Duket se marrëdhënia e tyre u kris pas daljes së Ilirit nga BB, ku i ftuar në “Më lër të flas”, Sabiani tha se miku i tij e ka përdorur dhe kjo ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tij.Ilir Shaqiri duket se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas“.Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ai tha se komunikimi pas Big Brother do ishte i tepërt, aq më tepër në programin e tij, ku sipas Ilirit do flasë vetëm Donaldit.

“Nuk ka asgjë kundra Donaldit. Përveç një rasti që jemi dëgjuar për punë ftese nga ana e Donaldit , nuk kemi pasur asnjë komunikim tjetër.Ne kemi folur 136 ditë, dita e 137 do ishte e tepërt, aq më tepër në një program “Më lër të flas”, dhe që është e drejtë të flasë ai, kështu që është e kotë që të shkoj”, tha balerini.

MË TË LEXUARAT

To Top