Leximi

Merret vendimi në Itali/ Nuk është më e detyrueshme që fëmija të mbajë mbiemrin e babait

Nga sot në Itali hyn në fuqi vendimi i ri. Të porsalindurit do të kenë mbiemrin e të dy prindërve ose, në rast marrëveshjeje, vetëm atë të njërit prej tyre.Ky ndryshim vjen pasi Gjykata Kushtetuese shpalli të paligjshme caktimin automatik të mbiemrit atëror.

Gjyqtarët nënvizojnë se vetëm atribuimi automatik i mbiemrit atëror përkthehet në ‘padukshmërinë e nënës dhe është shenjë e një pabarazie mes prindërve, e cila jehon dhe ngulitet në identitetin e fëmijës.E gjithë kjo përfshin shkeljen e parimeve kushtetuese dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në çdo rast, është “urgjente”, argumenton Gjykata, ndërhyrja e ligjvënësit si për të parandaluar atribuimin e mbiemrit të të dy prindërve për të përfshirë, në radhën e brezave, një mekanizëm shumëzues dhe për të mbrojtur interesin e fëmijës për të mos i vendosur mbiemër të ndryshëm nga ai i vëllezërve dhe motrave.Në këtë pikë të fundit, fjalia tregon një zgjidhje të mundshme, domethënë që zgjedhja e mbiemrit që i atribuohet fëmijës së parë është e detyrueshme për fëmijët e mëpasshëm të të njëjtit çift’.Ky vendim ka shkaktuar debate të shumta në Itali dhe mund të thuhet qe njerëzit ndahen në dy grupe nga 50% me 50%.

Njëri grup është shumë pro këtij ligji dhe madje e cilëson të vonuar.Por nuk mungojnë as ata që e kundërshtojnë më te madhe këtë ligj. Gjithsesi nga sot vendimi ka hyrë në fuqi dhe tani është e kot të debatosh.

MË TË LEXUARAT

To Top