Ish presidenti Bujar Nishani ♪7shtë përcjellë sot për në banesën e fundit.Një nga fjalimet emocionuese ka qenë ai i djalit.
Me zërin që i dridhet, djali i ish-presidentit Bujar Nishani ka mbajtur fjalimin e lamtumirës për babain e tij në varrezat e Sharrës. Ai falënderoi të gjithë personat e pranishëm, ndërsa shtoi se familja nishani ka humbur busullën e saj drejtuese.
‘Të nderuar personalitete dhe miq të pranishëm u falënderoj për praninë tuaj na keni lehtësuar dhimbjen sado pak. Im atë për tre gjëra nuk bënte kurrë kompromis për tre gjëra, familjen, zotin dhe atdheu. Familja jonë sot i jep lamtumirën busullës së saj drejtuese, kombi shqiptar i jep lamtumirën një shërbëtorit të përulur dhe Zotit i shtohet një ëngjëll në parajsës. Lamtumirë baba!’- u shpreh Ersi Nishani.