Një nga këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar, Sinan Hoxha ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pardon my French” në Top Albania Radio.
Mes të tjerash ai është pyetur nëse do të merrte pjesë në edicionin e dytë të Big Brother VIP.
Sinani ka treguar se këto formate televizive nuk janë për të pasi i “bllokohet truri” para kamerave.
“Në BBV absolutisht jo, me mua nuk ka lidhje asnjë lloj formati televiziv. Unë Sinan i them vetes sa herë, ‘Mbylle gojën, merre mikrofonin këndo’. Në momentin që kam përpara kamerat krijoj një bllokadë të frikshme të trurit”, është shprehur ai.