Nga sot në bregdet pritet të ketë përmirësim gradual të motit, por instabilitetet atmosferike mbesin prezente në viset tona kontinentale ku priten reshje të herëpashershme shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në Kosovë, Maqedoninë Veriore, veriun e Malit të Zi, Kosoven Lindore dhe viset kontinentale të Shqipërisë.
Ende ka gjasa për rrebeshe intensive lokale.
Përmirësim të motit presim gjatë javes së ardhshme kur priten më shumë intervale kohore me diell dhe rritje të temperaturave, veçanërisht nga mesi i javës pritet të kemi mot më stabil.