Rozë

Fifi habit me deklaratën: Zot bëje hajër se m** e bëj vetë!

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Ajo nga postimet në rrjetet sociale ka zbuluar se ka pasur shumë angazhime me projekte dhe koncerte të shumta.

Ndërsa nga ana personale, ajo zbulon herë pas here se është mjaft e lumtur me partnerin e saj, Adis Patushi.

Por së fundmi, këngëtarja e dashur për publikun i ka habitur që të gjithë me një shprehje që ka postuar në “Instastory”. Nga ky postim duket se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për Fifin.

“Zot bëje hajër se m** e bëj vetë”, shkruhet në postimin e saj që menjëherë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkohë kujtojmë se para disa ditësh, Fifi është shfaqur shumë e revoltuar si pasojë e komenteve negative të njerëzve të cilët janë shprehur me fjalë nga më të ndryshmet duke gjykuar lidhjen e saj dhe të Adisit.

Por këngëtarja e njohur nuk e ka lënë me kaq pasi ka bërë disa reagime në Instastory. Mes këtyre komenteve të shumta negative që Fifi ka marrë, ajo i është kundërpërgjigjur dhe një komenti për Adrola Dushin, ish-bashkëshorten e partnerit të saj Adisit.

MË TË LEXUARAT

To Top