Koreografi i njohur, Tan Brama, i ftuar sot në emisionin “Live from Tirana”, ka folur për projektet e tija të fundit.
“Së shpejti kemi një bashkëpunim me Besa Kokëdhimën, me një grup muzikor dhe një bashkëpunim me një koreograf amerikan, për një video film dhe po pres e-mailin çfarë do të ndodhë sepse një video film do kohën e vet”, tha ai.
Por jo vetëm kaq, Tam Brama ka folur edhe rreth raporteve të tij me ish-banorët e tjerë “Big Brother VIP”.
“Unë si person jam kur të shoh me sy më bie mendja për ty por për disa as nuk më bie mendja fare, e dinë vetë ata për kë e kam. Me disa flas, më japin like por me disa të tjerë që prisja më shumë nuk kam më asnjë komunikim. Unë u futa vetëm dhe dola vetëm. E shijova në maksimum”, tha Brama.
Ndërsa i pyetur se si e ka me Ilir Shaqirin, koreografi i njohur tha: “Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”.