Nuk është një krizë e momentit siç po pretendohej në disa media. Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë ndarë përfundimisht rrugët dhe këtë e konfirmuan në heshtje.
Ata kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në Instagram, duke konfirmuar kështu se martesa e tyre ka marrë fund.
Dyshja fillimisht fshiu vetëm fotot e përbashkëta por vijoi të ndiqej në këtë rrjet sociale. Para disa ditësh, këngëtari ishte në Zvicër ku pati dyshime se mund të jetë takuar me Afronën dhe sqaruar. Por, pas këtij veprimi nuk ka më vend për dyshime.
Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre.
Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.