Kledi Hysa, ish-banori i “Big Brother Vip” dhe këngëtarja e njohur Evi Reçi prej disa kohësh janë përfolur në mediat rozë se mes tyre ka nisur një romancë dashurie.
Ndonëse dyshja ende nuk e kanë pranuar publikisht, disa detaje tregojnë të kundërtën. Teksa ishin të ftuar disa ditë më parë në “Netët e klipit shqiptar”, ku Evi rrëmbeu edhe një çmim, ky i fundit ja dorëzoi atë.
Ai u ngjit në skënë për t’i dhënë kupën dhe u shfaqën mjaft të afërt. Megithatë, në një postim të bërë së fundmi në Instagram, të dy ata duket se edhe një herë e kanë konfirmuar të gjithë këtë aludim.
Në një nga fotografitë e publikuara nga Evi, e cila shfaqet me një bluzë të zezë të hapur, ka qenë Kledi ai i cili e ka komentuar me emojin e disa flakëve dhe ajo i është përgjigjur me disa zemra.
Mesa duket ky është një nga çiftet më të rinj të estradës dhe fansat e dyshes mezi presin që e gjithë kjo të jetë e konfirmuar nga të dyja palët.