Nxehtësia dhe djersitja e tepërt e këmbëve çojnë në përhapjen e baktereve në këpucë. Këta janë burimi i erës së pakëndshme te këmbët edhe te këpucët.
Më poshtë po ju sjellim truket e gjysheve për të larguar aromën e keqe të këmbëve tani në verë.
E para: Qeset e çajit të zi janë efektive në thithjen e lagështirës, eliminimin e aromave të këqija dhe gjithashtu parfumojnë këpucët tuaja.
Për ta bërë këtë, thjesht vendosni disa bustina çaji të zi të thatë dhe të papërdorur në secilën këpucë dhe lëreni të veprojë gjatë natës.
E dyta: Për të parandaluar djersitjen dhe për t’i mbajtur këmbët tuaja të thata, mund të spërkatni pluhur talku në këmbët tuaja, në çorape dhe në këpucët tuaja.
Talku thith lagështinë për të parandaluar përhapjen e baktereve që shkaktojnë erë të keqe. Mund të hiqni edhe shtrojën e këpucëve, për ta mbuluar me një çorape të hollë pambuku.
E treta: Soda e bukës
Soda e bukës është një produkt ekonomik për të gjitha përdorimet, shumë i pëlqyer në mirëmbajtjen e shtëpisë. Përveç aftësisë së saj për të thithur aromat e këqija, soda e bukës është gjithashtu një antifungal natyral.
Për këtë, spërkatni në mënyrë të barabartë pjesën e brendshme të këpucëve me sodë buke dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Ky freskues natyral ndihmon në thithjen e lagështirës së tepërt, përveçse eliminon aromat e pakëndshme.
Burimi: SantePlusMagazine/ Marrë nga Revista Ora.