Leximi

Vetëm 27 vjeçe është po ka 8 fëmijë, e reja tregon si ia del: Darkën nis ta gatuaj që në orën 4

Chloe Dunstan jeton në Perth, Australi. Në moshën 22-vjeçare, ajo kishte tre fëmijë. Kurse tani ajo ka tetë fënijë.

Chloe u lexon një histori fëmijëve të saj.

Familja është rritur me shpejtësi dhe tani ka 10 anëtarë, babain Rohan, mamin Chloé dhe 8 nga të vegjlit e tyre. Kjo e fundit ndan me ne një panoramë të përditshmërisë së saj dhe organizimit të saj për të shtrirë të gjithë fëmijët e saj në shtrat.

Pikërisht përmes një kanali në YouTube , nëna dhe bashkëshorti i saj ndajnë jetën e përditshme të familjes së tyre. Familja përbëhet nga binjakë, trenjakë dhe tre fëmijë të tjerë.

Vendosja e fëmijëve në shtrat ndonjëherë mund të jetë e ndërlikuar. Për këtë arsye, Chloe fillon të përgatitet në orën 16:30 duke filluar të gatuajë darkën.

Ndërsa ajo përgatit darkën, fëmijët fillojnë të rregullojnë dhomën e lojërave, ndërsa të rinjtë bëjnë një sy gjumë. Pas konsumimit të darkës ajo fillon të vendos fëmijët në gjumë me radhë. Fëmijët më të mëdhenj në moshë ua lehtësojnë punën.

Burimi: The Sun/ Marrë nga: Revista Ora

Familja e madhe e Chloe.

MË TË LEXUARAT

To Top