Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është deklaruar beqare që një kohë të gjatë. Ajo tashmë dhe ish-partneri i saj, biznesmeni Fisnik Syla, i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Zeshkania po kalon një periudhë të mirë gjatë kësaj kohe, ndërsa po merr vëmendje vazhdimisht me veprimet në rrjete sociale.
Kjo ka bërë që të aludohet më shumë, mbase edhe për një lidhje të re dashurie. Sido që të jetë, Morina i është rikthyer projekteve të reja muzikore dhe një të tillë e ka paralajmëruar së shpejti.
Në një postim të shpërndarë ditë më parë në Instagram, 36-vjeçarja zbuloi se do të jetë bashkëpunim.