Performanca e Ronela Hajatit por edhe veshja e saj në Eurovision vazhdojnë të komentohenende. Në një intervistë për “Wake up”, kuratori i imazhit Niko Komani u shpreh se veshja e Ronelës nuk ishte aspak e tepruar madje sipas tij koleget e saj kishin veshje më provokuese.
“Më habit që shohim femra të huaja mbase më të mbushura prapë me të njëjtën veshje dhe e pëlqejmë se shqiptarët fshihen pas gishtin. Të huajin e adhurojnë duke mos u bezdisur por te shqiptari bezdiset shumë”, tha Niko Komani.
“Ishim madje shumë të veshur nëse disa thanë se ishim të zhveshur. Kishte pafund artistë ‘la ku riq’ sipas tyre, shqiptarët duan të mbulojnë të tyret, por adhurojnë ata të huaj që zhvishen”, përfundoi Niko Komani.