Luana Vjollca dhe Ariana Fejzullahu njihen për stilin e tyre frymëzues për shumë vajza.
Së fundmi, ato kanë bërë “xing” duke u shfaqur me veshjen e njëjtë. Një fustan të zi me dekolte të hapur Luana e pati veshur në javën e modës së mobilerive në Milano, në një nga markat më prestigjioze siç është Philipp Plein.
Me fustanin identik, së fundmi u shfaq edhe Ariana Fejzullahu, e cila po ashtu komplimentohet vazhdimisht për stilin e saj.
Bashkëshortja e Ermalit ka publikuar në Instagram disa foto me këtë veshje por nuk ka zbuluar se ku u paraqit me të.