Ushqime

Fërgesa nuk bëhet vetëm me speca/ Kjo është receta për ta bërë edhe me patate

Kjo recetë u përgatit nga Gatimet e shtëpisë time

PËRBËRËSIT:
– 6 patate mesatare
– 6 vezë të mëdha
– 170 g djathë të bardhë ose çdOlloj djathi që dëshironi
– 1 qepë
– një tufë majdanoz
– kripë, piper
– vaj ulliri
– bukë të thekur dhe të grirë

PËRGATITJA: Patatet e qëruara dhe të lara i grijmë në rende me vrima të mëdha dhe i lëmë mënjanë. Më pas grijmë imët qepën dhe e skuqim me pak vaj ulliri. Shtojmë patatet e grira dhe vazhdon skuqja, shtojmë pak ujë që të ziejnë pak. Vezët i përziejmë me majdanozin e grirë imët si edhe me djathin e grimcuar. Masën e hedhim te patatet dhe pasi i përziejmë i hedhim në një tavë të lyer me vaj dhe bukë të thekur dhe të grirë. I pjekim në 200 gradë për 25 minuta në furrë të parangrohur. Ju bëftë mirë!

MË TË LEXUARAT

To Top