Rozë

”S’e meritoja atë”/ Zamira Kita rrëqeth me rrëfimin: Kam menduar më të keqen për jetën time

Për aktoren Zamira Kita nuk ka qenë aspak e lehtë që të ecte në rrugën e artit, ndaj hera herës ajo ka menduar dhe më të keqen. Këtë e pohoi ditën e sotme në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku gjatë intervistës u ndalën në disa momente pikante në jetën e saj.

Aktorja Zamira Kita tregon se ka kaluar COVID-19 ajo dhe bashkëshorti:  Kisha kollë e temperaturë - KRYESORE

“Po kur kam ikur në Amerikë dhe them nuk do të kthehem më, kam nevojë të pushoj në kuptimin mendor. Kam pasur momente të vështira, madje me një mungesë dëshire për të punuar, kam punuar se e kisha nisur. Të them të drejtën nuk kam ndonjë gjë që nuk e kam bërë, më vr et kur e mendoj jo se fshati ishte një dë n im për mua, por unë doja të bëja teatër dhe film gjë që e kisha të ndaluar për shkak të biografisë”.

Më tej shtoi se emërimi në Pirg, humbja e njerëzve të dashur apo ‘gri ndjet” që ka pasur me bashkëshortin kur kanë qenë të rinj janë moment mërzie dhe të vështira në jetën e saj.

“Kur më kanë emëruar në Pirg dhe në momentet e rinisë të dashurisë me Benin kur një moment patëm një grindje, sigurisht që nuk do ta v ri sja veten, por e çova në mend që do të ishte… nuk e di nuk kam qenë shumë e fortë, kam qenë e dobët; vd ekja e vëllait, mërzitja për të nuk më kalon akoma pavarësisht se unë mund të këndoj se jeta vazhdon, por malli për të nuk tretet ku rrë”.

Biografia më ka goditur shumë në të gjitha drejtimet, Zamira Kita tregon të  pathënat - ObserverKult

MË TË LEXUARAT

To Top