Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla.
Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është a rr estuar sërish.
Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por duket se tashmë do të rikthehet. Para disa ditësh Fjolla postoi në ‘Instastory’ një foto të saj nga ‘look-u’ i videoklipit të ri dhe lajmëroi se ka gati këngën e saj të re dhe gjithashtu që do të jetë një bashkëpunim.
Pak orë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja na zbuloi dhe emrin e këngëtarit me të cilin do të vijë në bashkëpunim dhe është pikërisht Nushi.
Me anë të një fotografie të shkëputur nga xhirimet e videoklipit të dyshes, Fjolla na ka paralajmëruar se ‘diçka e madhe po vjen’.