Lajme

Ndërroi veshjet gjatë udhëtimit në Ukrainës, reagon Elisa Spiropali: Ishte akt higjenik udhëtuam 24 orë me tren

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur lidhur me vizitën e saj dhe të kryeministrit Edi Rama para pak ditëve.

Në një intervistë televizive, Spiropali iu është përgjigjur dhe kritikëve për ndërrimin e veshjeve të saj në vizitën në Ukrainë.

Ministrja tha se ai udhëtim ka qenë shumë i gjatë, ku vetëm udhëtimi me tren ka zgjatur 24 orë vajtje-ardhje, sipas saj, ndërrimi është një akt higjenik.

Pjesë nga intervista:

Nisida Tufa: Publiku është kurioz edhe për detaje, ku drekuat, ku darkuat, ku fjetët? Mund të na zbuloni diçka?

Elisa Spiropali: Asgjë e veçantë, drekuam me presidentin, pastaj ishim në 24 orë në tren, nuk qëndruam, ishim në lëvizje.

Sigurisht ju jeni njohur dhe me disa lajme shpërndarë në disa portale të ndryshme ku vihet në pah, veshja juaj. Keni një koment për këtë?

Unë e fal padijen, por jo ligësinë. Dhe keqardhje e madhe për mënyrën sipërfaqësore sesi disa njerëz, disa portale, e pasqyrojnë përfaqësimin e Shqipërisë aty, sidomos për një anëtare te delegacionit, grua. Ne ishim 24 orë në tren, dhe mbi të gjitha ishte një akt higjenik për të gjithë anëtarët e delegacionit, por sigurisht ne gratë merremi më shumë. U munduam aty të tregonim dinjitetin e Shqipërisë, atë që ka bërë dhe do të bëjë, dhe atë që meriton Ukraina. Nuk kam asnjë koment tjetër se të them të drejtën ligësia më duket qesharake.

MË TË LEXUARAT

To Top