Rozë

(Foto) Nuk qenka e shoqja Sara, do habiteni se kë ka pikë të dobët Ledri Vula

Është nga ata meshkuj që kujdesen për lukun e tyre, por që janë minimal. Ledri nuk e tepron asnjëherë me ngjyra, premje e detaje të shumta. Pra, e ruan një linjë të paster, ku dominon e zeza.

Së fundi shfaqet më elegant, por ai kryesisht vishet sport dhe ndonëse duket sikur “kombinohet rastësisht”, ai vendos me kujdes për çdo gjë.

Pika e tij e dobët janë patikat, madje ka një koleksion të tyre. Pjesë e stilit të Ledrit janë edhe kapelat sportive, që i rrijnë mirë dhe i shkojnë shumë me stilin e muzikës që e kultivon.

Vula nuk është vetëm këngëtar, por edhe regjisor. Pra, shumë i përfshirë në botën e artit, andaj edhe pamja e tij është mjaftë artistike.

MË TË LEXUARAT

To Top