Sarah dhe PM janë një ndër çiftet e krijuar në Big Brother, edhe pse me luhatje duket se marrëdhënia e tyre vazhdon.
Së fundmi, PM ka një ankesë kundrejt blogeres. Ai ka publikuar një foto të Sarës e përbri shkruan: “Ndoshta ndonjëherë paguan edhe kjo”.
Duke nënkuptuar që në takimet e tyre është ai që paguan. Por përgjigja ka ardhur edhe nga Sarah e cila ka ri-postuar foton dhe shkruan:
“No koment, faleminderit”, epo siç e do zakoni djali paguan në takime sidomos në Shqipëri, jo për gjë po i thyhet sedra.