Rozë

U tha se thumboi Donaldin dhe mbroi shokun e saj, Einxhel reagon dhe tregon çdo gjë

Reagimi i Flori Gjinit drejt Donald Veshaj sot tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Menjëherë pas tij ishte Einxhel Shkira e cila postoi në Instastory një foto ku tregonte varësen që mbante në qafë dhe etiketonte pikërisht Florin.

Image

Ky veprim i saj, në pamje të parë u duk si një reagim mbështetës ndaj Florit dhe thumbues ndaj Donaldit. Por në fakt nuk është aspak ashtu!

E kontaktuar nga “News31” bukuroshja na ka sqaruar të gjithë historinë që fshihet pas fotos së postuar dhe bëhet fjalë për diçka shumë të ëmbël. Varësja që Flori mbante në videon e tij është pikërisht një dhuratë nga Einxhel, e cila mban të njëjtë edhe në qafën e saj.

“Varësen që mban Flori ja kam dhuruar unë para se të largohesha për Afrikë dhe e kemi të dy njësoj, me yllin polar. E nxora foton me varësen time sepse Flori e kishte në qafë, edhe unë e kam me vete kudo”, është shprehur Einxhel.

Më tej bukuroshja na ka sqaruar edhe kuptimin e veçantë që ajo varëse mban dhe nuk mund të ishte më i bukur se kaq.“Dielli për mua rrotullohet rreth vetes time dhe njerëzve të mi”, ka treguar Einxhel.

Dyshja ruajnë një miqësi shumë të bukur prej vitesh me njëri-tjetrin dhe në shenjë të këtij raporti kaq të ngushtë, të dy mbajnë gjithë kohës në qafë “simbolin” e tyre të përbashkët.

Më poshtë gjeni edhe fotot ndër vite të Einxhel dhe Florit teksa shfaqen me varësen që bëri kaq shumë bujë. Kështu që tani mund ti jepni fund aludimeve! Einxhel nuk thumboi askënd, por thjesht na rikujtoi edhe një herë këtë shoqëri kaq të bukur dhe të pastër që ekziston mes saj dhe Florit.

U aludua se thumboi Donaldin me postimin e fundit, Einxhel sqaron gjithçka

MË TË LEXUARAT

To Top