Rozë

”Nuk e kam bërë vetëm për Donaldin atë gjë”/ Fifi tregon në prani të Beatrix: Nuk jam vetëm shoqja e atij

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes së tyre, por ish-banorët e tjerë të “Big Brother VIP” vijojnë miqësinë me ty dy njësoj. Njëra prej tyre është edhe Fifi.

'Tatuazhin nuk e bëra vetëm për Donaldin'/ Fifi flet për aktorin në prani të Beatrixës, ja si reagoi këngëtarja

Kjo e fundit ka takuar së fundmi Beatrix dhe nuk kanë ngurruar të dalin edhe ‘live’ në Instagram. Pyetjet nga fansat kanë qenë të shumtë, ku padyshim nuk kanë munguar as ato për ‘Big Brother VIP’.

“Mes të tjerash dikush e ka pyetur Fifin për tatuazhin që ka bërë njësoj me Donaldin dhe artistja duke i marrë leje Beatrix, foli për shoqërinë me Donaldin në prani të saj.“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme por jemi afruar më shumë në BBV. Kemi vendos t’i vazhdojmë miqësitë me të dy. Është hera e fundit që më nxirrni këtu para aktit të fundit”, ka thënë Fifi.

Ndërsa, Beatrix ka qeshur e ka pohuar me kokë duke mos thënë asgjë lidhur me këtë.

MË TË LEXUARAT

To Top