Hermes Nikaj, i njohur nga të gjithë si Zogu i Tiranës, ka marrë mbrëmjen e djeshme një çmim gjatë mbrëmjes gala “Personalitetet e vitit 2022” të organizuar nga RTSH.
Nikaj ka rrëmbyer çmimin si një ndër personalitetet e këtij viti dhe si një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit.
Kujtojmë se moderatori është përfolur shpesh për jetën e tij luksoze, teksa fansat mezi presin që të rikthehet në ekran.