Rozë

Qenka fanatik Robert Berisha/ E dashura e tij 26-vjeçare tregon se çfarë e ka ndaluar të bëjë

Romanca mes Robert Berishës dhe modeles Laureta Maqedonici duket se po shkon shumë mirë. Çifti po e shijojnë fare lirshëm lidhjen e tyre duke mos e fshehur aspak nga sytë e kureshtarëve.

 Partnerja e Robert Berishës duket se ka një ‘ankesë’ për këngëtarin: Si nuk të lë të…

Ata duket se janë bërë tashmë të pandashëm nga njeri-tjetri dhe këtë mund ta themi nga fotot dhe videot e shumta që postojnë së bashku në rrjetet sociale.

Mirëpo Laureta duket se ka një ‘ankesë’ për Robertin. Këngëtari nuk e lë të bëjë video, të paktën kështu është shprehur ajo në një postim të fundit në InstaStory ku ndërkohë që po filmon veten, Roberti i shfaqet nga pas duke bërë një fytyrë qesharake.

“Si nuk të lë të bësh një video”-ka shkruajtur modelja mbi të. Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French”, dyshja shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin. Lidhja e Robertit vjen pas 4 vitesh nga ndarja me këngëtaren Nora Istrefi me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee.

Robert Berisha celebrates his birthday today, the singer is so old

MË TË LEXUARAT

To Top