Rozë

Fifi nuk duron dot më, degjeneron gjithë artistët shqiptarë për punën: Si i bëni?

Klikimet me shifra marramendëse brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore, janë një diskutim që zë shpeshherë vend në artin shqiptar.

Image

Madje klikimet në Youtube duket sikur janë kthyer në një “sfidë” mes këngëtarëve në vendin tonë, e në fund të fundit ai është një matës i mirë i suksesit të këngës.

Ditën e sotme ka qenë artistja e njohur Fifi e cila përmes batutës, ka ironizuar pikërisht këtë fenomen në vendin tonë.

Teksa ka postuar këngën e fundit të Drake, Fifi ka vënë në dukje që një artist i tillë për 5 ditë ka arritur të marrë 8.8 milionë klikime edhe pse kënga radhitet momentalisht e treta në botë si trend, shtuar këtu edhe faktin që Drake ka në kanalin e tij në Youtube 26.5 milionë ndjekës.

“Drake bir më fal që nuk je këtej nga ne se i kishe pas 28 milion deri tani”, ka shkruar Fifi. Edhe pse nuk ka përmendur asnjë emër apo rast konkret shqiptar, kjo duket si një mënyrë që Fifi zgjodhi për të përcjellë mesazhin e saj mbi fenomenin e klikimeve në vendin tonë.

Fifi sapo thumboi të gjithë artistët shqiptarë me ‘miliona klikime’ në këngët e tyre

MË TË LEXUARAT

To Top