Kjo vajza kaq e ëmbël është modelja më bukuroshe shqiptare, Arbenita Ismajli. Arbenita e cila momentalisht ndodhet në Londër ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga fëmijëria ku duket një kukull e vërtetë.
Duket sikur s’ka ndryshuar fare nga bukuroshja që është sot sidomos në pjesën e syve, që është tipari që nuk ndryshon kurrë përgjatë gjithë jetës tek njerëzit.
Në showbizin shqiptar Arbenita njihet si partnerja e Feros dhe si nëna e Ninës. Modelen nga Maqedonia e krahasojnë shpeshherë edhe me modelen amerikane, Kendall Jenner.