Rozë

”Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty”/ Reagon Fifi pas deklaratës që solli debate: Unë jam femër

Përmes një videoje live në Instagram, Fifi u përpoq të sqaronte situatën e krijuar pas deklaratës së saj dhe përplasjes me Zhaklin Lekatarin. Dukshëm e prekur, këngëtarja u shfaq e përlotur, dhe insistoi se nuk ka pasur aspak si qëllim t`i bëjë thirrje vajzave të tjera, thjesht ka shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit të saj.

“Duhet të kërkojë falje që jam lidhur me një mashkull që ka qenë i lidhur, i martuar dhe ka fëmijë. Por, ka plot raste të tilla. A duhet mos të lidhen më këta njerëz? Unë nuk kam hyrë në mes të askujt. Si i bëhet? Apo duhet të pres mos del ndonjë gjë tjetër. Ky është fati im dhe unë jam e lumtur për këtë.

Ndoshta iu duhet vëmendja ime për ndjekës se deri tani kam çuar plot njerëz nga va rri dhe u dashka të çohem edhe të tjerë. Ja Zhaklinë ku e ke. Nëse është marre me tregu që je dashuruar, marrja ime më mbuloftë dhe më marrtë fytyrën.

Unë jam femër shkruaj për dashurinë, nënën, hidhërimin etj. Duhet të gërmosh bagazhin tim artistik për të kuptuar çfarë jam unë. Tallavaistat kanë lek shumë unë nuk kam. Duhet të kesh shkollë ti që të lexosh tekstet e mia. Do të bësh diçka që nuk e ka bërë askush, i kam dëgjuar edhe më parë këto fjalë. Unë nuk jam homofobe, përkundrazi i përkrah në mënyrë masive.

Unë jam muslimane dhe jam ‘Pro’ ndaj çdo feje apo edhe ateistëve, apo çdo njeriu që beso në çdo gjë. Unë di shumë gjëra në jetë dhe nuk shava askënd.

Duhet të shkoj te psikologu? Patjetër si të gjithë. Se kurrë nuk i kam ndaluar kurrë konsultat. Por jo me psikologë që bien kundërshtim me veten 15 herë brenda fjalisë.

Më thoni a është tu rp të dashurosh? Nëse po nuk po shkruaj më fare, çfarë tu themi njerëzve që kanë shkruar poemat më të bukura në rruzullin tokësor? Thjesht kam shkruar për dashurinë time, nuk kam lënduar asnjëri.

MË TË LEXUARAT

To Top