Ushqime

Nëse nuk keni ide për drekë nesër/ Kjo recetë e Nertila Kokës do u pëlqej shumë

Qofte me couscous dhe perime/ Përbërësit:

200g kungull (1 i vogël ose gjysmë i madh)
1 karotë mesatare
1 qepë të njomë
1 tufë majdanoz
1-2 thelpinj hudhër
100 gram peksimadhe (thërrime buke)
100 gram couscous (i zier dhe i ftohtë)
100 gram djathë i bardhë
1 vezë
2-3 lugë gjelle miell
kripë & piper
vaj misri apo luledielli (për të skuqur qoftet)

Përgatitja: Në një tas të madh hedhim kus kusin të cilin e kemi zier më parë. Shtojmë aty kungullin, karotën dhe qepën e njomë, të cilat i kemi grirë në rende imët.

Kujdes: kungullin shtrydheni nga lëngu, para se ta hidhni me përbërësit e tjerë. Shtojmë një vezë, kripë dhe piper dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene, njësoj si për qofte. I përziejmë ngadalë dhe më pas shtojmë miellin, djathin dhe majdanozin e grirë imët. E lëmë masën e përftuar të pushojë për 10 minuta, ndërkohë fillojmë përgatitjet për skuqjen e qofteve. Përgatisim qoftet duke i dhënë formë sipas dëshirës dhe i lyejmë me peksimadhe. I vendosim në tiganin e nxehur paraprakisht ku kemi hedhur vajin dhe i skuqim derisa të marrin ngjyrë të artë.

MË TË LEXUARAT

To Top