Emri i saj është përfolur shumë kohëve të fundit.Po flasim për Ronela Hajatin, e cila këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, këngëtarja nuk arriti të shkonte deri në finale, madje performanca e saj u kritikua shumë në rrjet.
Ndonëse pas kësaj ngjarje Ronela u fokusua në karrierën e saj, duke publikuar projekte të reja, duket se këngëtares nuk i ndahet shpirti nga Italia.
Me anë të një postimi në Instagram, Hajati ka rikujtuar edhe një herë lançimin e këngës së saj të re, por ajo çfarë bien në sy është fakti që ky projekt do të jetë në gjuhën italiane.