Rozë

Elita Rudi në vend të Bora Zemanit? Ja çfarë po përflitet për drejtimin e ‘Për’puthen’?

Elita Rudi është një ndër moderatoret më të dashura në Kosovë dhe Shqipëri. Pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve të saj, Zërit dhe Botës, bukuroshja u tërhoq nga ekrani për t’iu dedikuar më tepër të vegjëlve.

Moderatore e ‘Përputhen’ dhe një këngë me Gjikon? Elita Rudi zbulon disa plane interesante

Së fundmi, ajo ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ përmes pyetje-përgjigje. Dhe duhet thënë që ndër të tjera, na zbuloi dy detaje shumë interesante që lidhen me jetën e saj profesionale.

Elita ka qenë disa herë e ftuar në rolin e opinionistes në “Përputhen Prime” gjatë këtij sezoni dhe duket se publiku do ta shohë edhe në një rol tjetër në atë program. Ata e kanë pyetur Elitën se përse nuk bëhet ajo moderatorja e emisionit, pas ikjes së Borës. Dhe përgjigja e Elitës na la shumë dyshime.

Moderatorja ktheu një përgjigje të tipit “pse jo, edhe ndoshta” duke na lënë të mendojmë se ndoshta ky është një ndër planet e saj.

Gjithashtu krahas moderimit një tjetër dashuri e Elitës është muzika. Prej kohësh fansat presin një bashkëpunim mes saj e Gjikos, dhe duket se çdo gjë është gati, mungon vetëm data e publikimit. Për të dyja këto “plane” të bukuroshes, ne na duhet të presim edhe pak për t’i zbuluar.

Lajm i bukur! Elita Rudi bëhet nënë për herë të dytë, ka lindur vajzë

MË TË LEXUARAT

To Top