Rozë

”Më thanë të shkoja të këndoja në Greqi”/ Irini Qirjako bën rrëfimin e hidhur: S’ika se s’dija çfarë mund t’i bënte regjimi Hoxha familjes

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës popullore qytetare, një zë i pashtershëm i polifonisë labe e cila numëron mbi 40 vite në skenë, shtëpinë e saj të dytë. Mirëpo për mjeshtren e madhe Irini Qirjako, rrugëtimi artistik nuk ka qenë gjithmonë i lehtë. E ftuar në emisionin “Fol me mua” , Irini është shprehur se Greqia dhe Suedia i kishin propozuar oferta në kohën e kom unizmit, por ajo nuk e braktisi Shqipërinë për shkak të fri kës së “hak ma rrjes” që sistemi diktatorial do të kryente ndaj familjes së saj.

Më gjëmbonte nga mbrapa”, Irini Qirjako tregon momentin e vështirë të jetës  së saj, si e ndiqte një maniak nga pas dhe kush e shpëtoi nga ky makth  (VIDEO) - Gossip

“Kënga për mua është gjithçka. Është jeta ime. Kam filluar të këndoj që 5 vjeç. Të gjithë komshinjtë më dëgjonin kur këndoja e vogël. Dëgjoja Vaçe Zelën në radio dhe frymëzohesha nga ajo. Të ardhmen time e ka planifikuar mësuesi im i fillores. Isha 6-7 vjeç dhe aty nis të këndoja në shkollë, gjatë orës së muzikës ndihesha sikur isha në qiellin e shtatë.

Më pas shkova në Festivalin e pionerëve në Sarandë, rreth 67-68’. Kishim orkestër profesionale dhe atëherë kishte seriozitet dhe profesionalizëm të madh. Më pas erdha në lice në Tiranë. Të gjithë mësuesit më thoshin që zëri im ishte për kanto. Po nuk e pate zërin është vështirë që të bëhesh këngëtar i mirë. Ajo që të jep natyra është e përjetshme, nëse bën ushtrime zëri ishte i përjetshëm. Pas shkollës bëra një vit stazh, 8 muaj ndejta dhe më pas erdha në Tiranë. Fillova punë në Pallatin e Kulturës në kryeqytet.

Dilnim gati dy herë në vit jashtë shtetit edhe në kohën e dikt aturës. Edhe po të më shkonte mendja, unë kisha merakun e familjes prandaj nuk doja të arra tisesha. Më kanë thënë që Irini ty donin të të “rrë mben in”, kishin plan rrë mbimI për mirë në Greqi të më mbanin duke më ofruar kushte të mira, por kisha merakun e familjes. Tani ma tha këtë gjë një miku im para dy javësh në Sarandë. Nuk mund të këndoja diçka që doja unë të këndoja. Kam menduar një këngë polifonike greke.

MË TË LEXUARAT

To Top