Rozë

”Ia mbusha mendjen që jam i mirë”/ Elgid Doda tregon si bëri për vete Klea Hutën

Elgit Doda dhe Klea Huta janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit shqiptar. Ata janë prindër të një djali, Kridit, i cili pak javë më parë festoi dhe përvjetorin e dytë të lindjes.

‘Ajo nuk do më zgjidhte, e zgjodha unë’, Elgit Doda rrëfen historinë e dashurisë me Klea Hutën

Në këtë ditë speciale, producenti i propozoi Kleas për martesë. Së fundmi, i ftuar në “Piter Pan”, Elgiti u pyet se si e bëri për vete Klean.

“Të ishte që të më zgjidhte ajo mua s’më zgjidhte por e zgjodha unë. Na takon ne meshkujve ta zgjedhim ne femrën dhe t’i mbushim mendjen që jemi të mirë”, tha ai.

Duke u ndalur tek propozimi romantik, ai tha ishte vonuar aq shumë për të bërë diçka të tillë. “Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë.

Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrakat, i harroj gjërat”, u shpreh ai.

Klea Huta dhe Elgit Doda rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë - Lajmi.net

MË TË LEXUARAT

To Top