Beatrix Ramosaj ka publikuar një video në profilin e saj në Instagram, ku duket se ironizon Donald Veshajn.
Në video, Beatrix shfaqet në rolin e Borëbardhës dhe një princ i afrohet ta shpëtojë me një puthje.
“Borëbardha ra në gjumë dhe e vetmja gjë që mund ta zgjonte ishte puthja e vërtetë nga princi, por e princit origjinal, jo e princit accc…”, -thuhet në video.
Shprehja “accc” përdoret kryesisht nga vlonjatët. Për më tepër, këngëtarja thotë në video disa nga shprehjet që u bënë virale në Big Brother, si “jeta” dhe “si i thonë [kalit] në shqip”.
Po ashtu, këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes janë kuptuar gjithmonë si dedikime për Donaldin. Megjithatë, këngëtarja e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se nuk i ka shkruar vetë tekstet.