Lajme

”Spitali Memorial i Fierit tender 50 mijë Euro për transportin e mjekëve turq”

Rreth 50 mijë euro do të harxhojë spitali Memorial i Fierit për marrjen me qira të tre makinave të cilat do përdoren për transportin e stafit turk që do punojë aty.

Periudha e kontratës është 1 vjeçare. Dy prej makinave do të jenë 5 vendëshe dhe e treta do jetë një furgon që transporton 15 persona.

38 do të jetë numri maksimal i personave që do të transportohen me këto mjete.

Ky nuk është shpenzimi i vetëm që qeveria shqiptare do të kryejë për mjeket dhe infermierët turq që do punojnë në spitalin e ri të Fierit.

Euronews Albania ka krahasuar diferencën mes pagës së punonjësve shqiptarë dhe shpërblimit që i jepet të stafit turk.

Një mjek turk merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë. Ndërsa një mjek shqiptar merr 80 mijë lekë, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë.

Spitali memorial i Fierit u inaugurua pak para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe financim i qeverisë turke.

/Euronews Albania/

MË TË LEXUARAT

To Top