Nuk është sekret fakti që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngushtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën.
Fjoralba e ka mbështetur atë gjithmonë nga jashtë, kur ishte pjesë e “Big Brother Vip”, dhe e ka suportuar gjithashtu në lidhjen e saj me Dj Dagz.
Por ajo që ndoshta nuk dinë është se sa vajzë e fortë, inspiruese dhe lufta rake je ti!
Zoti të ka falur një shpirt e mendje po aq të bukur sa fytyrën tënde solare. E adhuroj pa masë vullnetin tënd për jetën dhe ëndrrat e tua. Qoftë ky vit një faqe ndër më të bukurat se ato që lamë pas”!
Fjoralba Ponari sot mbush plot 27 vjeç. Ajo u bë e njohur në vitin 2016, kur mori pjesë në emisionin “The Voice of Albania”, ku i mahniti të gjithë me zërin e saj. Edhe pse nuk arriti të fitonte, ajo u bë pjesë e ekranit si prezantuese.
Moderatorja e njohur ka humbur nënën e saj pak muaj më parë nga një sëmundje e rëndë. Fjoralba nuk ka treguar detaje të mëtejshme, por e ka kaluar këtë periudhë të vështirë në privatësi me familjarët e saj.