Rozë

”Piva ujë nga banjo me grusht se mbeta pa lekë në Spanjë”/ Habit me rrëfimin Iva Tiço

Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer së fundmi një situatë që i ka ndodhur në udhëtimin e saj në Barcelonë, ku kishte shkuar së bashku me një mikeshë.

Gazetarja rrëfeu se ajo dhe mikesha e saj kishin ngelur me vetëm 30 euro në xhep, nga të cilët 28 euro ajo i kishte shpenzuar për të blerë një aksesor veshjeje. Iva shtoi se në fund nuk i mbetërn para për të blerë as ujë, gjë që e shtyu të pijë ujë në tualet.

“Mua më ka ndodhur me 30 eurshin e fundit në Barcelonë, po futesha nga zona Shengen në zonën jo Shengen dhe ishte një kioskë e vogël e mbaj mend dhe kishte një shall të vogël me qershi. Dhe ai shalli ishte 28 euro, isha me shoqen time të ngushtë e cila ishte zero.

Të dyja kishim vetëm 30 euro. Dhe i thashë po marrë këtë shallin dhe të ikim në shtëpi, 2 euro sa për ujë i kemi. U futa bleva shallin më dh monedhsnë e futa në xhep, pasta u futëm brenda shkova të bleja ujin dhe kur nxorra monedhën, më kishte dhënë lireta. Ngelëm pa pikë uji. Ajo më thoshte se do të na japin në avion, por unë kisha etje dhe përfundova shkova në banjë, piva ujë me grusht.”- tha ajo në “Ftesë në 5”

Kujtojmë se sa i përket jetës private, Iva Tiço ka treguar më parë në intervista se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj, të cilin ka vendosur ta mbajë larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij.

Je pjesë e pazarit të Ilirit”, Iva Tiço rrëfen sulmet që ka marrë si  opinioniste e 'Fan Club' | Loki Magazine 1 Big

MË TË LEXUARAT

To Top