Lajme

Erla Mëhillli rrëfen raportin me Sali Berishën: Nuk e kam pasur shef, e kam pasur si baba

Erla Mëhilli rrëfeu në programin “E ardhmja është vajzë” marrëdhënien e saj me ish-kryeministrin Sali Berisha, gjatë kohës që punoi me të.

'E kam pasur si baba dhe ai mua si vajzë', Erla Mëhilli

Mëhilli tha se, edhe për shkak të njohjes familjare që kishin, marrëdhënia e tyre kishte qenë si ajo e një babai me vajzën.

“Unë e kam pasur, përveçse epror në një farë mënyrë, po ka qenë gati-gati edhe si, tani e di që njerëzve mund t’ju duket patetike, servilizëm, po nuk është kështu sepse unë jam njeri shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, e kam pasur gati dhe si baba, ose ai më ka konsideruar si një vajzë të vetën. Për shkak edhe të raporteve që kemi, sepse ai njihet me prindërit e mi, kanë studiuar bashkë, kanë punuar bashkë. Ime motër ka qenë një ndër themelueset e PD dhe kanë bashkëpunuar për një periudhë kohe, përpara se ajo të largohej në Itali.

Nuk isha një njeri i panjohur për të, kisha një ‘backgroud’ njohje dhe më ka trajtuar edhe si të tillë”, tregoi Mëhilli.

'E kam pasur si baba dhe ai mua si vajzë', Erla Mëhilli

MË TË LEXUARAT

To Top