Pak javë më parë vlogerja Sara Karaj dhe partneri i saj, Darti njoftuan se do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e zbuloi përmes një videoje të publikuar në Instagram dhe po në të njëjtën mënyrë, zbuloi edhe gjininë e bebit.
Ndonëse siç duket nga videoja e publikuar në YouTube një pjesë e mirë e familjarëve dhe të afërmve menduan se kësaj here do të ishte vajzë, Sara provoi sërish se është “mam çunash”. Dyshja pritet të sjellin në jetë sërish një djalë. Darti është djali i aktorit Petrit Malaj.