Lajme

Ishin nisur për në Mekë, avioni pësoi defekt/ Ja çfarë ka ndodhur me besimtarët shqiptarë

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka treguar të mërkurën se grupi i dytë i besimtarëve ende nuk është nisur për në haxh.

Kjo pasi avioni që ishte destinuar që të vinte në Prishtinë për t’i marrë besimtarët e t’i dërgonte në Mekë ka pësuar një defekt teknik.

“Drejtoria e Haxhit është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë e kontraktuar “Jordan Aviation” që sa më parë të gjejë zgjidhje për nisjen e besimtarëve drejt destinacionit të tyre”, thuhet në njoftim.

BIK-u ka kërkuar ndjesë e mirëkuptim nga besimtarët dhe opinioni i gjerë për këtë vonesë të shkaktuar për shkak të defektit në avion rrugës për në Prishtinë.

MË TË LEXUARAT

To Top