Lajme

Erion Braçe del kundër Ramës: Do thoni ka numëruar lopët gabim, por po u merrni shpirtin shqiptarëve

Deputeti i Partisë Socialiste edhe në seancën e sotme plenare ka kritikuar sërish qeverinë për politikat e saj ndaj Bujqësisë, teksa u shpreh se megjithëse rritja ekonomike është rreth 6% në këtë sektor është vetëm 0.01%.

Duke folur në Kuvend për aktin normative për kompensimin e kompanive të ndërtimit që kanë marrë tendera publikë, ai u shpreh se karteli i grumbulluesve në Bujqësi po cakton çmimet për bujqit duke ua marrë produktet me çmime shumë të ulëta.

“Po për punëtorët do paguajmë më shtrenjtë apo do paguajmë me rrogat e 2020. Kosto për sipërmarrësit është rroga e punëtorit që e gjen apo nuk e gjen. Sa paguajmë para për tuba, po punëtorinë do e paguajmë? Po konkurrohemi fort dhe rëndë nga tregje të pasura si Italia dhe gjermania. Për fat të keq politikat e tyre janë një hap para nesh.

5.97% rritja ekonomike, një lajm i mirë. E dini sa ishte Bujqësia, 0.01% plus. Çfarë do thoni që i ka numëruar gabim Erioni, që nuk janë aq lopët se i ka numëruar ai gabim e i fryn ai? Është sektori më i gjerë i ekonomisë kombëtare që nuk përfiton asgjë.

Turit iu poq shalqiri, 10 ditë duhej, duhet të dalë në treg sot dhe nesër. E dini se sa është çmimi? Për shalqi që prodhohet me farë, që konkurron në çdo treg të europës, 10 lekë ishte dje. E dini me sa po shitet shalqini jashtë? E shiti pardje me 33 lekë.

Do vazhdojmë të kompensojmë këtu duke harruar sektorë të tërë të ekonomisë kombëtare të vendit? Është një tmerr ajo po ndodh në sektorin bujqësor, karteli I grumbulluesve po përcakton çmimin e bujqëve. Karteli I grumbulluesve është përfshirë në një xhiro marramendëse informale të çmimeve të padrejta. Në faturë shkruhen këto çmime që kanë rënë dakord edhe me Importuesit atje matanë, por në kthim shoferët sjellin edhe paratë e diferencës së atyre çmimeve që janë të padrejta për bujkun por që I merr në xhep grumbulluesi. Duhet bursa e bujqësisë, pa bursën e bujqësisë do kemi këtë situatë. Ku sektori më i gjerë i ekonomisë kombëtare rritet me 0.01% dhe bujqit këtë tremujor s’kanë marrë asgjë më shumë sesa tremujori i një viti më parë.

MË TË LEXUARAT

To Top