Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen 2” Atdhe Xharavina dhe Fation Kuqari ishin të ftuar në “Ftesë në 5” ku folën rreth shoqërisë së tyre pas daljes nga “Përputhen”, por dhe raportet që kanë me vajzat.
Te kjo pjesë Fationi nuk u kursye aspak. Ai tha se Atdheu bie shpejt në dashuri me një vajzë edhe nëse thjesht ka folur me të.
“Atdheu bie shumë shpejt në dashuri. Sa e njeh një vajza thotë se ka rënë në dashuri. “Po prit një herë”- i them. Nëse e sheh në Instagram atë muhabet ka. Nxjerr një herë në dy ditë këngë dashurie. Ose bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin. Është shumë i dhembsur por nuk shprehet. Për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk e di arsyen. Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë”, u shpreh Fationi.