Tayna dhe Dafina nuk flasin më për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë kënga e tyre bashkëpunim vazhdon të luhet në koncerte dhe në të fundit Tayna, e ka zhdukur Dafinën nga teksti.
Në tekst është një pjesë ku Tayna thotë: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”. Mirëpo në koncertin e fundit, reperja i hoqi emrin Dafinës.“Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, këndoi Tayna, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina.
Dhe mes vajzave duket se ka nisur një l uftë e ftohtë. Dafina pak ditë më parë ri-postoi një version të ri të këngës ku këndonte vetëm ajo: “Dafina x Dafina” dhe të njëjtën gjë ka bërë së fundmi dhe në koncert.
“Kërkush mo, veç Dafina e Dafina”, këndon ajo.