Rozë

Lajm i bukur! Çifti i njohur bëhen prindër të një djali, ky është emri i veçantë

Çifti i njohur, Sharna Burgess dhe Brian Austin Green janë bërë prindër të një djali. Profesionistja e “Dancing With the Stars” solli në jetë fëmijën e saj të parë, më 28 qershor.

Image

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, me anë të një foto të postuar në Instagram, ku ka shkruar: “Zane Walker Green 28/06/2022 ora 12:12. Zemra ime tani është përgjithmonë jashtë tru pit tim.”

Ardhja e vogëlushit shënon fëmijën e parë për Burgess dhe të pestin për Green. Aktori ka djemtë Noah, 9 vjeç, Bodhi, 8 vjeç dhe Journey, 5, me ish-bashkëshorten Megan Fox.

Ai është gjithashtu baba i Kassius, 20 vjeç, me ish të dashurën Vanessa Marcil.

MË TË LEXUARAT

To Top